Përparim Rama: Nuk jam në LDK, vetëm po e ndihmoj Lumirin në zgjedhje

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përsëritur se nuk është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se nuk do të përfshihet në diskutimet për të ardhmen e kësaj partie.

Ai theksoi se mbetet përkrahës i njerëzve që mendojnë dhe punojnë për të mirën e vendit.

Në një intervistë për “Interaktiv Talks ” në Reporteri.net, Rama e ka vlerësuar lart punën e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar si të suksesshme në transformimin e partisë gjatë katër viteve të fundit.

“Unë jam kryetar i Kryeqytetit dhe punën time e kam për zemër. I falënderoj të gjithë qytetarët që ma kanë besuar edhe një mandat. Jam këtu për t’i shtyrë këto procese përpara. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris: nuk jam anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nuk jam në garë. Lumiri ka bërë një punë të mrekullueshme në këto katër vite të transformimit të partisë dhe uroj që t’i çojë proceset përpara. Për këtë arsye e kam ndihmuar edhe në shkurt, edhe tani, dhe normalisht do ta ndihmoj edhe në të ardhmen”, ka thënë Rama.

Ai shtoi se partitë politike duhet të jenë të hapura ndaj profesionistëve të rinj dhe ideve progresive, duke theksuar se puna për zhvillimin e vendit nuk duhet të kushtëzohet me anëtarësim partiak.

“Nëse dikush mendon mirë, në mënyrë proaktive, për zhvillimin e vendit dhe është i hapur ndaj profesionistëve të rinj, atëherë partitë duhet të ecin përpara. Jo me një mendësi të mbrapshtë se ose nënshtrihesh, ose je armik”, ka deklaruar Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…