Automjetin plot me mall e regjistroi si të zbrazët, ngritet aktakuzë ndaj doganierit kosovar

 

 

Prokuroria Themelore në Prizren i ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për keqpërdorim të detyrës zyrtare

I.K. akuzohet se ka keqpërdorur pozitën si zyrtar i Doganës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025 në pikën kufitare në Vërmicë, zyrtari ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës. Ai duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti komercial”, të cilin e drejtonte A.K., të cilin e ka regjistruar në sistem si të zbrazët.

Pas kalimit të pikës kufitare, automjeti është ndaluar nga njësia për antikontrabandë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se ishte i ngarkuar me mallra komerciale në vlerë prej 11,457.60 euro.

“Pas kryerjes së ekspertizës financiare, ka rezultuar se i njëjti, buxhetit të Republikës së Kosovës i ka shkaktuar dëm material në shumë prej 3,414.36 €”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Po ashtu përveç dënimit kryesor, ka kërkuar t’i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…