Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë kur e mendojmë që shoku ynë po mbahet në Hagë e s’u lejua ta vizitojë

 

 

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka shkruar për vdekjen e babait të Salih Mustafës, Jahja Musatafa.

Ai ka thënë se janë të prekur thellë dhe se dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur kujtohet se ish-ushtari i UÇK-së, Sali Mustafa po mbahet në Hagë dhe që s’iu lejua ta vizitonte babain e tij në momentet e fundit të jetës.

“Lajmi për vdekjen e Bacës Jahja Mustafa na preku thellë. Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur mendojmë se djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës.Ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bacën Jahja.Pusho në paqe, Bace!”, ka shkruar Gucati.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…