U kryen testime shtesë në Holandë, AUV del me njoftim: Qumështi “Aptamil” është i sigurtë për konsum, kthehet në treg

 

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se pas njoftimit të publikuar  për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, ushqim për fëmijë, nga autoritetet kompetente të vendit të origjinës, Holandë, janë kryer ritestime shtesë në këtë produkt ushqimor është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe se produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik.

“AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin dhe
prodhimin e produkteve ushqimore për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane. në përputhje me standardet evropiane”, theksohet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se Komisioni Evropian – Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka bërë njoftimin e radhës lidhur me produktin ushqimor qumësht Aptamil.

Pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, ushqim për fëmijë, me numër loti 111444865, me datë skadimi 17.05.2026, prodhuar nga Nutricia Cuijk BV, Holandë dhe importuar nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri, njoftojmë opinionin publik se nga autoritetet kompetente të vendit të origjinës, Holandë, janë kryer ritestime shtesë në produktin ushqimor qumësht Aptamil dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe se produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik.

AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin dhe prodhimin e produkteve ushqimore për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.

Informimi i qytetarëve mbetet prioritet i yni.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…