Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar VIP

 

 

Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Sipas mediave turke, të cilat i referohen marrëveshjes dypalëshe të publikuar në Fletoren Zyrtare, avioni, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare, ndërsa shpenzimet e transferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke.

Marrëveshja synon të thellojë partneritetin institucional mes Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik, duke u konsideruar edhe si një gjest simbolik mbështetjeje për rolin dhe integrimin rajonal të Shqipërisë.

Avioni i konfiguruar për përdorim shtetëror ka një peshë maksimale 75,900 kg, fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P me mbi 7,000 cikle të mbetura secili dhe është i pajisur me sistemin AS400 airshow, por pa argëtim në bord apo lidhje interneti. Ky konfigurim përdoret shpesh në flota qeveritare e diplomatike, përfshirë vendeve të NATO-s.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…