Trump: Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, Zoti e bekoftë Amerikën

 

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i uroi të gjithëve Krishtlindjet në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që mundet për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon plotësisht në këtë drejtim”, tha presidenti republikan në Truth Social, përpara se të rendiste ato që ai i konsideron sukseset e mandatit të tij.

“Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, apo zbatim të dobët të ligjit. Ajo që kemi është një treg aksionesh rekord dhe shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe një GDP prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej”, shton ai.

“Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!! Presidenti DJT”, përfundoi Trump postimin.

Ekonomia, tensionet sociale dhe madje edhe konfliktet ndërkombëtare – Donald Trump fajëson rregullisht Partinë Demokratike, dhe veçanërisht ish-presidentin Joe Biden, për vështirësitë me të cilat përballen SHBA dhe bota.

Në kategorinë e “të majtës radikale”, me stilin e tij të ashpër, ai përfshin të gjithë demokratët dhe kundërshtarët politikë, madje edhe ata që konsiderohen të moderuar ose të qendrës.

Donald Trump po i kalon pushimet e Krishtlindjeve në Mar-a-Lago, në rezidencën e tij në Florida. 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…