“Sonte hapet qielli”, Zelensky: Kemi vetëm një dëshirë, vdekjen e Putinit

 

 

Në fjalimin e tij tradicional drejtuar ukrainasve në prag të Krishtlindjeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bashkatdhetarët e tij kanë një dëshirë ndërsa “qiejt hapen” këtë natë – vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin.

“Që nga kohërat e lashta, ukrainasit kanë besuar se natën e Krishtlindjeve, qielli hapet. Dhe nëse ua tregoni ëndrrën tuaj, ajo me siguri do të bëhet realitet. Sot, të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe kemi një dëshirë – për të gjithë ne”, tha Zelensky.

“U shkatërroftë, mund të mendojë secili prej nesh me vete”, deklaroi udhëheqësi ukrainas, duke iu referuar Putinit pa e përmendur emrin e tij.

“Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe”, shtoi ai.

“Ne kërkojmë paqe për Ukrainën. Ne luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Dhe e meritojmë”, tha Zelensky, duke shtuar se ukrainasit dëshirojnë që çdo familje të jetojë në harmoni dhe që çdo fëmijë të gëzohet me dhurata, buzëqeshje dhe besim në mirësi dhe mrekulli.

Që nga nisja e pushtimit të saj në shkallë të plotë në fillim të vitit 2022, Rusia e ka përdorur periudhën e Krishtlindjeve për të nisur sulme të mëdha ndaj Ukrainës në vend që të bjerë dakord për armëpushime.

Më 25 dhjetor 2022, gjatë Krishtlindjeve të para të luftës totale në Ukrainë, Moska nisi një sulm të madh me raketa dhe dronë që synonte infrastrukturën energjetike, i cili shkaktoi ndërprerje të mëdha të energjisë dhe viktima civile.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…