SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

 

 

SHBA-të i kanë dhënë kohë rafinerisë serbe të naftës NIS deri më 24 mars për të negociuar shitjen e aksioneve të pronarit të saj rus, siç ka raportuar televizioni shtetëror serb RTS, shkruan Reuters.

Megjithatë, RTS tha se NIS nuk kishte marrë një licencë operimi që do t’i lejonte asaj të blinte dhe përpunonte naftë bruto.

Bëhet e ditur se Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së vendosi sanksione ndaj NIS në tetor, si pjesë e masave më të gjera kundër sektorit të energjisë të Rusisë.

Sanksionet kanë ndaluar furnizimet me naftë të papërpunuar nëpërmjet JANAF të Kroacisë, duke mbyllur prodhimin në rafinerinë e Pançevës.

Gazprom i Rusisë ka 11.3% të aksioneve në NIS. Qeveria serbe zotëron 44.9%, ndërsa pjesa tjetër mbahet nga aksionarët e vegjël dhe punonjësit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Gazprom ishte në bisedime me MOL të Hungarisë, për një shitje të mundshme të aksioneve të saj mazhoritare në NIS.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…