Mesazhi i Krishtlindjes i Osmanit nga Janjeva: Dashuri, paqe dhe shpresë

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar mbrëmë familjen e Vjekoslav Tošić nga komuniteti kroat dhe familjen e Anton Gashit në Janjevë, me rastin e festave të fundvitit, për t’ua përcjellë urimet për Krishtlindje.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi se festat e fundvitit janë momente kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe kur shtëpitë mbushen me ngrohtësi, dashuri e shpresë.

Ajo vlerësoi frymën e bashkëjetesës dhe traditën e përbashkët të kremtimit të festave, duke nënvizuar se paqja, respekti dhe mirëkuptimi janë vlera që i kanë bashkuar gjithmonë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre.

“Kosova jonë është më e fortë falë kësaj fryme bashkëjetese, mikpritjeje dhe solidariteti, që na ka mbajtur të lidhur ndër breza,” ka theksuar Presidentja Osmani.

Në fund, ajo shprehu falënderim të veçantë për mikpritjen e ngrohtë të të dyja familjeve, duke uruar që fryma e Krishtlindjes të sjellë paqe dhe mirësi në çdo familje.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…