Në garën për postin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë tre kandidatë, të gjithë gjyqtarë aktualë në këtë institucion.
Kandidatët që synojnë këtë pozitë janë Alban Ajvazi, Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.bAjvazi aktualisht ushtron funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërsa Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special.
Procesi i intervistimit të kandidatëve është paraparë të zhvillohet nga Komisioni për intervistim, i cili përbëhet nga Drita Rexhaj në cilësinë e kryetares, si dhe anëtarët Besnik Bislimaj dhe Mirjeta Shala.
Pas përfundimit të intervistimit, Komisioni bën vlerësimin e kandidatëve dhe bazuar nga pikët e fituara, rekomandohen për votim në Këshill.






