Familja e Thaçit i shpreh ngushëllime për vdekjen e babait të Salih Mustafës

 

 

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar Familjen Mustafa për vdekjen e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës, përcjell KFVA.

Familja Thaçi ka thënë se humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

“E nderuar Familje Mustafa,

Familja Thaçi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj, Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.

Humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

Në këto ditë pikëllimi, familja jonë shpreh solidaritet të plotë dhe ndan dhimbjen me familjen Mustafa, duke shpresuar që drejtësia dhe njerëzorja të mos mbeten të heshtura përballë këtyre rrethanave.

U prehtë në paqe!

Me respekt,
Familja Thaçi”, thuhet në telegramin e Familjes Thaçi.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…