Kosovë Lajme

Arrestohet burri që dyshohet se dhunoi një burrë tjetër në Podujevë

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Podujevë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një viktimës kosovar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19 dhjetor, rreth orës 18:00.

I dyshuari është ndaluar nga njësitë policore dhe më pas është intervistuar nga hetuesit.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet e drejtësisë.

“DHUNIM Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas dyshimeve për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës kosovar, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/