Sot bllokohet përkohësisht qarkullimi rrugor në pjesën kah Serbia, mërgimtarëve u bëhet thirrje të përdorin rrugë alternative

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se sot, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

Sipas njoftimit, bllokimi do të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50. Po ashtu, MPJD bën të ditur se bllokime të qarkullimit janë paralajmëruar edhe në data të tjera.

“Më 27 dhjetor 2025, qarkullimi do të bllokohet nga ora 11:52 deri në ora 18:52, ndërsa më 3 janar 2026, bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00”, thuhet në njoftim.

MPJD ka këshilluar qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo janë në tranzit përmes këtij segmenti rrugor, që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim.

Për informacione shtesë dhe ndihmë konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën për Menaxhim të Krizave Konsullore (QKMK) në numrat e telefonit: +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe 0800 500 95

MPJD njofton se do të vazhdojë të përcjellë situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…