Reagon kompania nga Kosova që importon qumështin “Aptamil”, i kontaminuar me bakterin Bacillus Cereus

 

 

Kompania “Union” ka njoftuar se formula Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim. Në një komunikatë për media thuhet se pas shqetësimeve nga autoritetet në Kroaci në lidhje me një seri  të caktuar  të këtij produkti, janë realizuar menjëherë analiza dhe testime shtesë sistematike.

Si rrjedhojë, njofton kompania, rezultatet e këtyre testimeve kanë konfirmuar se produktet e kësaj serie janë të sigurta dhe plotësisht në përputhje me të gjitha kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian.

“Megjithatë, si masë parandaluese dhe si masë e sigurisë së shtuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kemi marrë masa të largojmë produktin nga tregu”, thuhet në komunikatë.

Të martën, AUV-i ka njoftuar për tërheqjen nga tregu të një sasie të qumështit Aptamil, pasi dyshohej se në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…