Kosovë Lajme

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

 

 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Në një postim në Facebook ka shkruar se mosvotimi i buxhetit ua ka vështirësuar punën.

“Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove. Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri. Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja”, ka shkruar Kurti.