Kosovë Lajme

Kryesisht vranët sot, reshje të dobëta shiu në mëngjes

 

 

Reshje të dobëta shiu paraqiten natën në pjesë të vendit, si dhe orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Ditën më pas mbetet mot kryesisht i vranët. Reshjet të shiu shfaqen sërish më vonë gjatë mbrëmjes.

Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, derisa maksimalet shkojnë në 6C e 7C. Pritet të fryjë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 3-6m/s, që edhe mund të ndihmojë në largimin e mjegullës përgjatë ultësirave.

Pas mesnate me kalimin në ditën e enjtë, temperaturat zbresin pranë 0C. Reshjet e shiut në disa pjesë shndërrohen edhe në borë, por se nuk pritet të formohet ndonjë shtresë e konsiderueshme dëbore. Era ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë me intenzitet mesatarë deri në 9m/s. Deri në mbrëmje temperaturat zbresin në vlera negative prej -1C e -2C.

Nga dita e premtë mbretëron mot më i ftohtë, kryesisht me vransira. Ditën e shtunë nuk mungojnë intervale me diell. Minimalet zbresin gradualisht deri në -4C e -5C, derisa ato maksimale shkojnë në 3C e 4C. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, në raste më e theksuar me hove deri në 10m/s.