Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga Njësiti i Trafikut, është arritur identifikimi i personit të dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.






