“Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjësi”, policia shton prezencën policore gjatë festave të fundvitit

 

 

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë me kujdes dhe përgjegjësi gjatë festave të fundvitit, shkruan KFVA.

Për të kaluar festat sa më qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës ka hartuar planet policore të cilat parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.

Komunikata:

Të dashur qytetarë,

Tani jemi në prag të festave të fundvitit.

Në emër të Policisë së Kosovës ju urojmë festat e fundvitit, me urimin që ju dhe familjet tuaja të gëzoni shëndet dhe mbarësi në jetë.

Si çdo vit edhe këtë vit, pritet të organizohen manifestime të ndryshme, si në ambiente familjare, në ambiente të hapura, po ashtu edhe në sheshe e lokacione të mbyllura.

Për të kaluar festat sa më qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës ka hartuar me kohë planet policore të cilat parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.

Mirëpo, një kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të jepni edhe ju qytetarë të dashur dhe këtë më së miri mund ta bëni duke festuar në mënyrë të qetë e të drejtë, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, e sidomos pa përdorimin e tyre nga fëmijët.

Andaj, të festojmë dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë të qeta dhe pa incidente.

FESTONI ME ZEMËR, ME KUJDES DHE PËRGJEGJËSI!

/Reporteri.net/

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…