Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Brendon Ajazaj, i dyshuar për plagosjen në Pejë

 

 

Një vrasje në tentativë ka ndodhur më 22 dhjetor të këtij viti në qytetin e Pejës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Ndërsa, për këtë rast Policia ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për gjetjen e të dyshuarit, Brendon Ajazaj.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 23 dhjetor 2025

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • BRENDON (Hamdi) AJAZAJ i lindur me 19.10.2005 nё shtetin e Gjermanisё.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

  • Vrasje e mbetur në tentativë

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…