Policia e Kosovës dhe AKI arrestojnë dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, sekuestrohen 53 pasaporta

 

 

Policia e Kosovës, përmes Sektorit të Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim dhe asistencë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar sot një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.

Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohen se kanë organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe Azisë, me qëllim hyrjen në Republikën e Kosovës, nga ku më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, ndaj shtetasit jordanez ekziston dyshimi se ka udhëhequr një grup të mirëorganizuar kriminal, i cili dyshohet se ka përfituar mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit të kryer nga Policia, janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 pasaporta të shtetasve jordanezë.

Për veprimet e ndërmarra është konsultuar edhe prokuroria kompetente, e cila ka vendosur që dy të dyshuarit të dërgohen në ndalim për 48 orë, për nevoja të hetimeve të mëtejshme.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë që lidhet me trafikun e migrantëve, duke theksuar se institucionet ligjzbatuese do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni kriminal.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…