Parashikimi i motit: Reshje bore në mal dhe shi në ultësira

 

 

Gjatë natës në shumë pjesë të Republikës së Kosovës priten reshje shiu dhe reshje shqote e bore në zonat e larta malore.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale, të herëpashershme shiu. Gjatë ditës priten reshje të pakta, kurse në mbrëmje vonë dhe gjatë natës së ardhshme reshjet do të intensifikohen dhe do të përzihen me borë.

Temperaturat nga 0 minimalet deri në 8 gradë Celsius ato maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët dhe nganjëherë me reshje lokale shiu. Në mbrëmje vonë dhe gjatë natës intensifikim i reshjeve në Maqedoninë Veriore, Kosovë dhe verilindje të Shqipërisë në shumë rajone të përziera me borë.

Mëngjesi i së Enjtes pritet të kushtëzojë reshje bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe disa ultësira në Rrafshin e Kosovës dhe në disa rajone mund të krijohen shtresa simbolike. Pak më shumë shtresa në viset kodrinore-malore. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore e Enjtja vjen e vranët dhe kryesisht e thatë me reshje të pakta vetëm në disa zona.

E Premtja dhe fundjava pritet të karakterizohet me mot të ftohtë dhe me intervale kohore me diell. Mëngjeset do të jenë me acar, prandaj dimri fillon të bëhet më serioz.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…