Një person tenton të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet dhe kthehet në ndalim

 

 

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së hënës nga Stacioni Policor në Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 21:00, i dyshuari ka qenë i vendosur në dhomat e ndalimit kur, me forcë, ka hapur derën dhe ka dalë nga ambientet e stacionit policor.

Menjëherë pas incidentit, patrullat policore kanë reaguar duke ndërmarrë veprime operative, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë sërish të dyshuarin.

Ai është kthyer në stacionin policor pa incidente të tjera.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor e më pas është rikthyer përsëri në dhomat e ndalimit, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente sipas procedurave ligjore.

“Rahovec 22.12.2025-21:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë në dhomat e ndalimit, me forcë ka hapur derën e dhomës se ndalimit dhe ka dalë nga stacionit policor për t’u arratisur. Patrullat policore kanë arritur ta arrestojnë të njëjtin dhe ta kthejnë përsëri në Stacion Policor. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor, i njëjti është kthyer në dhomën e ndalimit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…