Kriza energjetike: Një lagje në Prizren që katër ditë nuk ka rrymë

 

 

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike.

Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”, nuk ka furnizim me rrymë që katër ditë, raporton klankosova, transmeton Periskopi.

Po ashtu edhe në lagjen “Ortakoll”, nuk ka rrymë që nga ora 17:00 e ditës së djeshme, e po ashtu edhe në Zhur nga ora 09:00 e mëngjesit të ditës së djeshme.

Raportime për mungesën e energjisë elektrike ka pasur edhe në qytete tjera si Ferizaj, Suharekë etj.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…