Gjykata hodhi poshtë akuzën për kanosje të Kurtit, Faton Klinaku: Për çudi Prokuroria po ankohet në Gjykatën e Apelit

Pas vendimit të Gjykatës Themelore që hodhi poshtë aktakuzën ndaj tij për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se nuk ka vepër penale dhe se rasti hyn në kuadër të shprehjes së lirë, Faton Klinaku nga OVL UÇK, ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai ka njoftuar se Prokuroria ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit, shkruan KFVA.

Ai tha se këtë e ka krahasuar me një rast në Rusi.

“Gjykata themelore e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj meje në rastin me Kurtin, duke e arsyetuar se nuk ka vepër penale dhe se e tëra ishte në kuadër të shprehjes së lirë. Por, çudi se si tash prokuroria ka bërë ankesë ndaj vendimit duke e dërguar çështjen në Gjykatën e apelit dhe duke u thirrë në një rast të ngjashëm në Rusi.”, ka shkruar Klinaku.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…