Dy vetura të EULEX’it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar

 

 

Dy vetura janë aksidentuar ditën e djeshme në një rrugë lokale në Zveçan.Si pasojë e këtj aksidenti, një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.


Lidhur me rastin polici thonë se dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën

“Dëmet janë të vogla, nuk ka pasur diçka të madhe. Dy veturat që kanë qenë duke ecur njëra pas tjetrës janë aksidentuar. Dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën. Një person ka deklaruar se ka pësuar lëndime, dhe u dërgua për trajtim mjekësor”, deklaroi për Klankosova.tv shefi i Operativës të Policisë në veri Petrit Fejza.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…