Dogana sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

 

 

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një kontroll operativ në një lokal afarist në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi:

Sekuestrohen 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Prishtinë, 23 dhjetor 2025 – Sot, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim dhe hetim të mëtejmë, në përputhje me procedurat ligjore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që cenon sigurinë publike dhe rendin ligjor.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…