Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, vdes shefi i ushtrisë së Libisë dhe 4 të tjerë

 

 

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar këtë të martë, më 23 dhjetor, se kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me një avion privat Falcon 50 që transportonte shefin e ushtrisë libiane dhe katër persona të tjerë, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas një vizite në Turqi.

DW shkruan se avioni u nis nga aeroporti Esenboga në Ankara në orën 20:10 (sipas orës lokale).

“Kontakti me avionin u humb pas 40 minutash”, tha ministri Yerlikaya në një postim në X.

Avioni dha një sinjal për ulje emergjente pranë Haymana, një distrikt në jug të Ankarasë, përpara se të ndërpritej çdo komunikim.

Më pas, kryeministri libian Abdul-Hamid Dbeibah e konfirmoi vdekjen e shefit të ushtrisë së Libisë dhe katër personave të tjerë në një aksident ajror.

Në një deklaratë në rrjetin social Facebook, kryeministri tha se “aksidenti tragjik” ndodhi ndërsa delegacioni libian po “kthehej nga një vizitë zyrtare në Ankara.”

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…