ATK pezullon nga puna zyrtarin që u arrestua në aksionin kundër korrupsionit

 

 

Pas një aksioni javën e kaluar, ish-ministri Fadil Ismajli dhe gjashtë persona tjerë u arrestuan nën dyshimin për korrupsion. Të njëjti dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit miliona euro.

Në mesin e të arrestuarve edhe një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës. Kjo e fundit ka njoftuar se tashmë i njëjti është pezulluar nga puna.

“Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penal, ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.”

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve. ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…