Aksidentohen dy vetura në autostradën për Suharekë, një person përfundon në Emergjencë

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një person ka mbetur i lënduar. I njëjti është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

“Sot, më datë 23 dhjetor 2025, rreth orës 13:40, në rrugën “Brigada 123″, në Suharekë , është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…