Organizata “Demokracia në Veprim” publikoi të dhënat e analizës së tyre për moshat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, shkruan Gazeta KFVA.
Sipas analizës, një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve janë nën moshën 30 vjeçare.
“Përbërja e listave zgjedhore sipas moshës tregon se një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve janë nën moshën 30 vjeç, ndërsa shumica i përkasin grupmoshës 31–50 vjeç”, u tha në njoftim.
Ndërkohë, qytetarët e Kosovës do të iu drejtohen kutive të votimit më 28 dhjetor për zgjedhjet e parakohshme.
