Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Vetëm 35.47% gra në mesin e mbi 10 mijë komisionerëve zgjedhorë

 

 

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, prezantoi statistikat për përbërjen gjinore të komisionerëve dhe anëtarëve të këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në zgjedhjet e së dielës, më 28 dhjetor, transmeton Gazeta KFVA.


Sipas Radoniqit, nga gjithsej 10 mijë e 606 komisionerë, vetëm 3 mijë e 763 janë gra.

“Nga 10,606 anëtarë të këtyre këshillave, 64.53% e tyre apo 6,843 janë burra, ndërkaq 35.47% apo 3,763 janë gra. Përqindje të pjesëmarrjes së grave në trupat zgjedhore të njëjtë kemi pasur edhe në zgjedhjet lokale të para dy muajve. Nga 14,353 anëtarë, 63.24% apo 9,077 ishin burra, ndërkaq 36.76% apo 5,276 ishin gra”, tregoi Radoniqi.

Radoniqi rikujtoi gjithashtu se KQZ ka përmbyllur certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku nga 1,180 kandidatë, 789 apo 66.86% janë burra, ndërsa 391 apo 33.13% janë gra.

“Ndryshe nga listat e subjekteve politike, KQZ nuk ka obligim të drejtpërdrejtë ligjor për të garantuar kuotën minimale gjinore prej 30% në përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve. Megjithatë, në aktin nënligjor për themelimin dhe përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve, KQZ ka përcaktuar këtë standard si pjesë e politikave pozitive dhe masave afirmative, me qëllim të avancimit të përfaqësimit gjinor dhe forcimit të barazisë në administrimin zgjedhor”, tha Radoniqi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…