Gjykata Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka njoftuar se nuk do ketë më seanca pasi ka nisur pushimin dimëror nga kjo e hënë deri më 9 janar 2026, shkruan Gazeta KFVA.
Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe disa shërbime jo thelbësore do të reduktohen në minimum.
“Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna vazhdon në të gjitha sektorët e KSC-së. Parashtrimet janë të mundshme edhe gjatë pushimit dhe, përveç rasteve kur gjyqtarët vendosin ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të rrjedhin”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Në Dhomat e Specializuara, seanca e fundit është mbajtur më 28 nëntor, një datë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku u kritikua për mos njohjen e festave zyrtare
Kritika ngriti edhe vet Hashim Thaç në fjal rasti, pasi përkon me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në të njëjtën ditë, në Kosovë është përkujtuar edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe përvjetori i lindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.
Thaçi, gjatë fjalimit të tij, ka vlerësuar se caktimi i seancës në këtë datë do të duhej të ishte shmangur.
Më 4 dhe 5 nëntor u mbushën pesë vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ky proces gjyqësor ka nisur në prill të vitit 2023 dhe gjatë dy muajve të fundit janë dëgjuar dëshmitë e 7 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja, ndërkohë që dëshmitarët e thirrur nga prokuroria përfunduan dëshminë e tyre në prill të këtij viti.
Organizatat që dalin nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen përballë asaj që e quajnë “padrejtësi historike”.
Aktakuza ndaj ish-eprorëve të UÇK-së ishte ngritur më 26 tetor të vitit 2020. Ajo i ngarkon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998–1999.







