Diplomatët në të paktën 29 shtete janë porositur se mandati i tyre ka ardhur drejt fundit në përpjekjet e presidentit Donald Trump për të promovuar politikën e tij “Amerika e para”.
Presidenti amerikan ka tërhequr dhjetëra ambasadorë e diplomatë të karrierës si pjesë e shkundjes së madhe të agjendës së tij ndërkombëtare.
Shefat e misioneve në të paktën 29 shtete janë informuar gjatë javës së kaluar se punët e tyre do të përfundojnë në janar, sipas dy zyrtarëve të departamentit të shtetit, të cilët në kushte anonimiteti kanë folur për gazetën britanike “The Telegraph”.
Trump planifikon që të riformësojë prezencën e SHBA-së në politikën e jashtme dhe ka vënë nëpër pozita zyrtarë që kanë shprehur përkrahje për agjendën e tij “Amerika e para”.
Të gjithë ambasadorët e tërhequr kishin marrë postet e tyre gjatë administratës së presidentit Joe Biden, por u kishin mbijetuar shkarkimeve në muajt e parë të mandatit të Trumpit.
Mirëpo kjo ka ndërruar të mërkurën kur kanë marrë njoftimet nga Washingtoni për largimin e tyre të menjëhershëm.
Ambasadorët e 13 shteteve nga Afrika janë tërhequr. Në Evropë, Armenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovakia kanë marrë lajmin për tërheqjen e ambasadorëve të tyre.
Në Ballkan, as Kosova, Shqipëria dhe Serbia nuk kanë ambasadorë me mandat të plotë që nga fillimi i këtij viti, por vetëm të ngarkuar me punë.






