Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për komunitetin artistik pas vdekjes së Shemit: “Xhamadani vija vija” mbetet një kujtim i fuqishëm

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”.

“Xhamadani vija vija” mbetet një simbol i fuqishëm i muzikës dhe identitetit shqiptar, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe kujtime, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ajo ka rikujtuar gjithashtu se për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, dy vjet më parë Shemi dhe grupi “Ilirët” u vlerësuan me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Presidentja Osmani ka theksuar se kujtimi dhe vepra e Shemsi Krasniqit – Shemit do të vazhdojnë të jetojnë përmes muzikës që ai la pas, duke shtuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…