Lajme Shqipëri

Përfundon protesta e opozitës në Tiranë, hidhet molotov në derën e Kryeministrisë

 

 

Pas më shumë se një ore ka përfunduar protesta e opozitës përballë kryeministrisë në Tiranë.

Por është tensionuar situata , menjëherë pasi ka përfunduar fjalën kreu demokrat Sali Berisha.

Menjëherë pas largimit të Berishës nga podiumi, protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë.

Si pasojë një protestues pësoi djegie.

Nga ana tjetër disa të rinj tentuan të çajnë kordonin policor, duke u përplasur me efektivët e policisë .