Ky kryeqytet europian po përballet me dhjetorin më të errët në 100 vjet: Veç 30 minuta diell

 

 

Stokholmi mund të përjetojë dhjetorin më të errët të regjistruar që nga viti 1934, pasi që nga fillimi i muajit janë regjistruar më pak se 30 minuta me diell, raportojnë mediat e huaja.


Suedia, ashtu si edhe vendet e tjera nordike, është mësuar me dimra të gjatë dhe të errët për shkak të pozicionit të saj gjeografik verior. Megjithatë, sipas ekspertëve, ky dhjetor ka qenë jashtëzakonisht i pazakontë për kryeqytetin suedez, me qiell pothuajse vazhdimisht të mbuluar nga retë.

“Dhjetori ka qenë jashtëzakonisht i errët dhe me re në Stokholm,” tha për AFP meteorologu Viktor Bergman nga Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez (SMHI).

Sipas tij, gjatë gjithë muajit kanë dominuar sisteme të paqëndrueshme me presion të ulët, duke sjellë mot të butë dhe të lagësht. “Qielli nuk ka pasur mundësi të pastrohet. Dielli ka qenë i dobët dhe rrezet e tij nuk kanë qenë në gjendje të shpërndajnë retë,” shpjegon Bergman.

Të dhënat klimatike tregojnë se mesatarja e orëve me diell në Stokholm për gjithë muajin dhjetor, bazuar në periudhën 1991–2020, është rreth 33 orë. Ndërkohë, deri tani janë regjistruar vetëm rreth 0.5 orë diell, një nivel që nuk është parë prej gati një shekulli.

Dhjetori më i errët i regjistruar ndonjëherë në kryeqytetin suedez daton në vitin 1934, dhe nëse kushtet aktuale vazhdojnë, ky rekord mund të barazohet ose edhe të thyhet.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…