I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

 

 

Air India ka pranuar se për 13 vite kishte humbur gjurmët e një avioni Boeing 737, i cili u rishfaq vetëm muajin e kaluar në një zonë të largët parkimi në një aeroport. Avioni transportues Boeing 737-200 ishte parkuar në aeroportin e Kalkutës në vitin 2012, kur u nxor jashtë shërbimit, por më pas u zhduk nga regjistrat e kompanisë ajrore.

Gjatë viteve në vijim, autoritetet e aeroportit vazhduan t’i vendosnin tarifa parkimi avionit dhe i dërguan fatura Air India-s.

Megjithatë, kompania ajrore i kundërshtoi këto fatura, duke argumentuar se nuk kishte asnjë regjistrim që avioni, i regjistruar me kodin VT-EHH, të ishte parkuar në atë aeroport.

Situata ndryshoi vetëm kur aeroporti i Kalkutës i dërgoi një kërkesë zyrtare Air India-s për largimin e avionit. Drejtori ekzekutiv i kompanisë e pranoi këtë neglizhencë në një mesazh të brendshëm drejtuar stafit.

“Edhe pse heqja nga përdorimi e një avioni të vjetër nuk është e pazakontë, ky rast është i veçantë sepse bëhet fjalë për një avion që as nuk e dinim se e kishim deri së fundmi!”, u shpreh CEO i kompanisë.

“Me kalimin e kohës, ai u harrua plotësisht dhe doli në dritë vetëm kur miqtë tanë në aeroportin e Kalkutës na njoftuan për praninë e tij në një zonë shumë të largët parkimi dhe na kërkuan ta largonim. Pasi verifikuam se ishte vërtet i yni, e bëmë këtë dhe, në këtë mënyrë, hoqëm edhe një ‘rrjetë merimange’ tjetër të vjetër nga dollapi ynë”, shtoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…