Kosovë Lajme

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

 

 

Gjykata Supreme ka hedhur  poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm të cilën e kishte bërë para një muaji, shkruan Gazeta KFVA.


Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

“Më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur si kërkesë konfidenciale në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.”, thuhet në njoftim.