Lajme Sport

Fury pranon të ndeshet me Joshuan, por ka një kusht

 

 

Boksieri britanik, Tyson Fury do të rikthehet në ring.

Ai do t’i japë fund pensionimit të tij njëvjeçar në vitin e ardhshëm, i cili po lidhet me një meç rikthyes ndaj Anthony Joshuas.

Kryetari i Queensbury Promotions, Frank Warren, është i bindur se ndeshja do të zhvillohet vetëm nëse Furyt i ofrohet shuma e duhur e parave.

“Ajo që do ta inkurajojë Tysonin është aspekti financiar i saj”, tha ai për Sky Sports . “Unë besoj se ai e ka mposhtur AJ-në, ashtu si Tyson dhe ekipi. Gjithçka ka të bëjë me vlerën e ndeshjes. Është një ndeshje e madhe dhe ia vlen shumë para”, shtoi Warren.

Fury, meçin e tij të fundit e zhvilloi ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, por që ishte mposhtur nga ai në Arabinë Saudite.

Ndërsa Joshua e zhvilloi së fundi ndeshjen ndaj yllit të rrjeteve sociale, Jake Paul ku e mposhti me “KO”.