Dronët ukrainas godasin 2 avionë luftarakë rusë Su-27 në Krime, dëme 70 milionë euro

 

 

Agjencia e inteligjencës së Ukrainës ka njoftuar se Dronët ukrainas kanë shënjestruar 2 avionë luftarakë rusë Su-27 në Krime, shkruan Gazeta KFVA.

Belbek është një aeroport ushtarak rus në Krime që ndodhet pranë Sevastopolit që shtë përdorur nga forcat ruse si një qendër kyçe për vendosjen e avionëve luftarakë dhe pozicionimin e aseteve të mbrojtjes ajrore në gadishull, brenda të cilit u goditën dy avion.

“Dronët me rreze të gjatë veprimi të Qendrës së Operacioneve Speciale Alpha të SBU-së goditën dy avionë Su-27 në aeroportin ushtarak rus në Belbek, Krimenë e pushtuar përkohësisht. Njëri nga aeroplanët ishte në një pistë taksish me një ngarkesë të plotë luftarake dhe gati për një sulm luftarak – u shkatërrua”, shkroi SBU në Telegram.

Tutje inteligjenca ukrainase tha  se kostoja e kombinuar e dy avionëve vlerësohet në rreth 70 milionë dollarë. Gjithashtu tha se kulla e kontrollit të aeroportit u godit, gjë që “mund të ndërlikojë organizimin dhe kontrollin e fluturimeve në aeroport”.

“Ky është tashmë sulmi i dytë i suksesshëm i SBU-së në aeroportin e Belbek në ditët e fundit. Më 18 dhjetor, dronët tanë goditën pajisje ruse me vlerë qindra milionë dollarë – duke përfshirë dy radarë Nebo-SVU, një radar 92N6 të sistemit S-400 Triumph, një sistem mbrojtjeje ajrore Pantsir-S2 dhe një avion MiG-31 me një ngarkesë të plotë luftarake”, shtoi agjencia.

Sulmet në aeroportet kryesore ruse dhe shkatërrimi i avionëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore në Krime “zvogëlojnë ndjeshëm potencialin ushtarak të armikut në rajon”, tha agjencia./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…