Asllani pyetet për interesimin e shumë klubeve të njohura, ja si përgjigjet

 

Fisnik Asllani po shkëlqen me Hoffenheim. Sulmuesi dardan  pëlqehet nga disa skuadra dhe gara për të në merkatot e ardhshme, pritet të jetë e ashpër.


Për këto zëra ka folur vetë Asllani, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Sigurisht që dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është privilegj dhe ndihem pak krenar, por jam i përqendruar te Hoffenheim, te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Do të shohim çfarë ndodh në fund. Çdo gjë në kohën e duhur”, tha sulmesi i Kosovës.

“Sigurisht që flas për të ardhmen me familjen dhe miqtë e afërt. Nuk jam më 18 vjeç, ndaj duhet të planifikoj karrierën dhe jetën. Duhet të di deri ku dua të shkoj, çfarë dua, të njoh veten dhe të zbuloj çfarë është e rëndësishme për mua, cilat janë prioritetet e mia”, tha Asllani, i cili thuhet se po ndiqet nga ekipe si Bayern dhe Barcelona.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…