Prokuroria Speciale pas një aksioni në Pejë për krim të organizuar dhe rrëmbim, ka arrestuar një person të dyshuar, shkruan KFVA.
Siç njofton prokuroria rasti ka të bëjë me rrëmbimin e një personi në vitin 2021. Për këtë rast gjithashtu një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim.
“Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Komunikata:
Përfundon operacioni policor në Pjeë, arrestohet R.H
Pejë, 22 Dhjetor 2025 – Operacioni policor në Pejë, ka përfunduar dhe është arrestuar i pandehuri R.H., siç edhe ishte planifikuar, në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
– Krim i organizuar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi”
– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Aksioni i sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021.
Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim.
Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H.






