Nga një muaj paraburgim ish-ministrit Fadil Ismajli dhe gjashtë të tjerëve të dyshuar për korrupsion

 

 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj ish ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe gjashtë të pandehurve tjerë, përkatësisht N.K., M.B.-D., Sh.T., G.L., J.M. dhe B.D., të dyshuar për vepra penale që lidhen me marrjen dhe dhënien e ryshfetit, si dhe ushtrimin e ndikimit, shkruan Reporteri.net.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Departamenti Special ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtatë të pandehurve

Prishtinë, 20 Dhjetor 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, e pandehura M.B.-D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri Sh.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri G.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri F.I.për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit, i pandehuri J.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit si dhe i pandehuri B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.K., M.B-D., Sh.T., G.L., F.I., J.M. dhe B.D., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…