Nga 4,000 metra lartësi mbidetare, astronomja Pranvera Hyseni ndan momentet e punës në NASA

 

 

Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni, ndodhet aktualisht në qendrën e NASA në Mauna Kea në Havaji, ku është duke punuar në projektet kërkimore përmes teleskopit tri metërsh.

Ky observator ndodhet në një lartësi mbidetare prej 4,000 metrash, duke ofruar kushte ideale për studimin e universit dhe eksplorimin e hapësirës.

Hyseni ka ndarë pamje të mrekullueshme nga zyra e saj e punës në majë të malit, duke treguar jo vetëm ambientin spektakolar përreth, por edhe entuziazmin e saj për punën shkencore.

Ajo po kontribuon në kërkime të avancuara për kërkime shkencore për sutdimin e asteroideve, duke sjellë njohuri të reja në fushën e astronomisë.

Puna e Pranverës Hyseni në një nga observatoret më të njohura të NASA-s është një arritje e rëndësishme për komunitetin shkencor të Kosovës dhe një shembull frymëzues për të rinjtë që synojnë karrierë në shkencë dhe hapësirë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…