Lajme

E dhimbshme: Vdes 48-vjeçari shqiptar në një aksident trafiku në Itali

 

 

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka vdekur në një aksident tragjik në Altopascio.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, shofer kamioni, u përplas me një tjetër mjet në Calenzano, e njohur edhe si rruga “A1”. Ai ishte banues i qytetit në Via di Vittorio.

Tashmë i ndjeri shofer me profesion, ishte pas timonit të një kamioni kur, për arsye që ende nuk dihen dhe po hetohen, goditi një kamion përpara tij.

Varrimi i tij u bë në varrezat e qytetit të Tau-së.