Kosovë Lajme

Ardhja e mërgimtarëve, pritje të gjata në Merdare – kështu është gjendja në pikat tjera kufitare

 

 

Me ardhjen e bashkatdhetarëve drejt Kosovës, është shtuar fluksi dhe koha e pritjes në pikat kufitare.

Pritjet më të gjata janë në Merdarë, me mbi tri orë.

Deri ne 40 minuta po presin te Dheu i Bardhë, ndërsa në Bërnjak deri në 10 minuta.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qete me pritje të zakonshme 3-5 minuta.