Pritjet e gjata në kufijtë kroat, Sveçla telefonon ministrin Bozhinoviq

 

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me homologun kroat të tij, Davor Bozhinoviq.

Në telefonatë, Sveçla tha se i adresoi Bozhinoviqit shqetësimet e bashkatdhetarëve, lidhur me pritjet në pikëkalimet kufitare, gjatë ardhjes në Kosovë.

Rreth kësaj, Sveçla thotë se biseduan mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë.

“Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresojë këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona” shkroi Sveçla.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët tanë lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, zhvillova një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, z. Davor Božinović, mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë.

Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresoj këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona.

Mërgatës sonë i dëshiroj rrugë të mbarë e mirëardhshi në atdhe!

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…