Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Një grua dërgohet e vdekur në emergjencën e Gjakovës, mjeku thotë se s’kishte shenja dhune

 

 

Një grua në Gjakovë është dërguar e vdekur në emergjencën e spitalit, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku.

Sipas mjekut, ajo nuk kishte shenja dhune.

Policia tha se po e heton vdekjen dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Rr. Mbretëresha Teutë, Gjakovë 19.12.2025, 23:00. Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar’.

‘Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /