19 kandidatët për deputetë me aktakuza aktive, më së shumti nga VV-ja

 

 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport të ri mbi integritetin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Sipas raportit,  nga 1,179 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithsej 19 prej tyre janë duke u përballur me aktakuza aktive për vepra të ndryshme penale.

Raporti,  bazohet në monitorimin e rasteve gjyqësore dhe evidenton se shumica e aktakuzave lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit, si dhe përdorimin e armëve apo mjeteve të rrezikshme.

Numri më i lartë i kandidatëve të përfshirë në raste penale, sipas raportit, janë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

“IKD gjen se sipas subjekteve politike, numri më i lartë i kandidatëve që janë përfshirë në raste penale vjen nga LVV, që ka kandiduar gjithsej 13 persona, të cilët janë evidentuar se janë përfshirë në raste penale. Ky rangim pasohet nga AAK, e cila ka përfshirë në listën e saj gjithsej gjashtë (6) kandidatë të cilët janë përfshirë në raste penale, duke bërë që 5.45% e listës së saj të deputetëve të përbëhet nga persona të cilët janë përfshirë në raste penale. Më pas vjen Nisma Social Demokrate me tre (3) kandidatë (2.72%), PDK me dy (2) kandidatë (1.81%), Lista Serbe me dy (2) kandidatë (6.06%), KDTP me një (1) kandidat (6.25%) dhe LDK me një (1) kandidat (0.9%)”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Ky raport ka identifikuar edhe gjithsej 12 kandidatë për deputetë të cilët në të kaluarën janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Lista e plotë e 19 kandidatëve me aktakuza aktive, bazuar në të dhënat e raportit të IKD-së:

Në bazë të ligjit për zgjedhjet e drejta për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet parlamentare iu kufizohet vetëm personave të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burgim e më shumë në tre vitet e fundit.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…