Vranësira e intervale me diell sot

 

 

Ditën e premtë parashihet të kalojnë më shpesh vranësira, por pa mundësi për të reshura. Ultësirave mbetet mjegulla edhe pas mesdite, sidomos nga Dukagjini. Temperaturat minimale zbresin në -4C e -2C. Maksimalet ditën parashihet të shkojnë deri në 6C e 7C, në pjesë ku mjegulla larohet. Në pjesët e mbuluara me mjegull, mbesin temperaturat e ulëta -2C e 2C. Vazhdojnë të dominojnë qetësitë.

Mjegulla do të vazhdojë të shfaqet ultësirave, si përgjatë fundjave, dhe ditëve të para të javës së ardhshme, kryesisht përgjatë Dukagjini, ku mbetet edhe pas mesdite.

Në pjesë tjera pritet të ketë më gjatë intervale me diell. Tek ditën e martë parashihen mundësi për shtim të vranësirave e ndonjë reshje lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në -4C e -2C, derisa maksimalet parashihet të shkojnë deri në 5C e 8C, apo në vlera prej 10C.

Viseve të mbuluara me mjegulla, shënohen temperatura të ulëta 0C e 2C. Qetësitë dominojnë mbi vend, e nga dita e martë po parashihet të frynë nga juglindja 5-10m/s, njofton Mendimi për Motin.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…